Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, thekson se Minsitria e Arsimit ka dështuar me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore.

Këlliçi shkruan në “Facebook” se “Një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit”.

“Siç kemi denoncuar këto 7 vitet e fundit, e njëjta Ministri e Arsimit, por kësaj here me një injorante tjetër në drejtim, dështon me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore. Një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit. Të sterpolitizuar jeni ju që organizoni provimet, ku fresshistët marrin 10-ta dhe ekselentët e vertetë i linçoni publikisht, vetëm pse kërkojnë më shumë nga ç’mund të ofroni ju”, shkruan Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb