Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dha mendimin e tij pas suksesit 2-0 ndaj Egnatias.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Çunat i meritojnë të gjitha. Sot ishte një ndeshje e bukur dhe dominuam. Kishim ekuilibër në fazën e mbrojtjes. Dinim si të menaxhonim situatën dhe të mbronim rezultatin. 3 pikët ishin shumë të rëndësishme për ne sot.

Epërsia e Egnatias në pjesën e dytë? Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne. Pas 2-0 po mendonim të rrinim pak mbrapa dhe provuam kundërsulme. Nga fillimi i pjesës së dytë, Egnatia ishte pak më mirë në 10-15 minuta pasi goditën edhe shtyllën. Po të shkonte 2-1 për Egnatian, nuk e dinim si do shkonte. Por fati është pjesë e lojës. Egnatia është skuadër e mirë, në vendin e parë dhe ka cilësi. Por sot treguam që jemi skuadër e fortë dhe me ekuilibër dhe e shpejtë në tranzicione. Kemi dëshirën e madhe për të fituar çdo ndeshje.

Si e ke studiuar Egnatian që i ke marrë pikët maksimale? Kemi edhe ndeshje që s’kemi shkuar mirë, si me Vllazninë kemi 0 pikë në 3 ndeshje. Me Egnatian e kundërta, por nuk di se çfarë mund të them.

A mendon se Skënderbeu ka kapacitetin për të ruajtur vendin e katërt? Kemi cilësi dhe kapacitet. Kemi dhe shumë dëshirë për të luftuar dhe provuar për të qëndruar në vendin e katërt. Tirana dhe Dinamo janë shumë afër, por ne kemi besimin shumë të madh. Do vazhdojmë të luftojmë.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: