Mes qytetarëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej” në ditën e 44-të të revoltës, zëri i pensionistëve ka qenë ndër më të ashprit kundër politikave të qeverisë.
Në një prononcim të mbushur me revoltë për mikrofonin e News24, një i moshuar ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se shteti po i vjedh hapur qytetarët përmes ligjeve të tij.
“Jam pensionist dhe më kanë vjedhur! Kanë bërë një antiligj që është hajdut për qytetarët. 70% e popullit janë të vjedhur sot. Kemi një kryeministër, një parlament dhe një shtet që janë komplet kundër ligjit! Ky shtet kriminal, ky parlament i sotëm është hapur kundër qytetarëve dhe kundër ligjit!” u shpreh ai.
