Viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, tha të mërkurën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, në një intervistë me stacionin radiofonik Onda Cero.

“Viti i kaluar nuk ishte i keq për ekonominë ruse”, tha zyrtari i BE-së. “Kjo është për shkak se çmimet e energjisë shkuan në qiell,” vuri në dukje ai. Çmimet janë kthyer së fundmi në atë që ishin përpara operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, tha Borrell.

“Tashmë as ne nuk jemi të varur energjetikisht nga Rusia,” tha Borrell. “Më parë 40% e gazit europian vinte nga Rusia, tani është 6% dhe ata nuk do të gjejnë klientë për këtë gaz”, vijoi ai.

“Unë besoj se ne kemi vendosur tashmë sanksione kundër pothuajse çdo gjëje që mund të sanksionohet,” shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: