Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala ishte i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit për kampionatin shqiptar. Pas ndeshjes, ai foli për mediat duke analizuar kampionatin shqiptar dhe Kombëtaren.

“Futbolli shqiptar ka bërë hapa para në infrastrukturë dhe ka lojtarë që kanë bërë hapa në Europë. Kampionati shqiptar i ndihmon lojtarët për të bërë hapa të mëdhenj në Europë. E ndjek vazhdimisht dhe mund të them se hapat janë mirë dhe të kënaqur.

Ndërtimi i stadiumeve të reja? Stadiumet janë fantastike dhe për një vend si vendi ynë që është i vogël. Më ka mbetur fiksim kur na ftoi Duka të gjithëve dhe kam qenë xheloz do të doja të isha në Air Albania dhe të luaja. Stadiumet janë shumë të mira dhe me sa kam dëgjuar ka projekte të reja.

Rikthim në Shqipëri? Secili nga ne që ka luajtur, e ka dashur futbollin dhe duam të japim ndihmë dhe të zhvillojmë futbollin. Jam i hapur dhe më bëhet qejfi për infrastrukturën dhe zhvillimin e uroj që edhe Kombëtarja të jetë në Europian.

Skuadrat shqiptare në Europë? Tirana bëri shumë mirë në ndeshje të vështirë në Gjeorgji. Shpresoj të kalojë turin tjetër si Partizani. Partizani të kishte më shumë guxim, kalonte ndeshjen e parë por kur forcohet kampionati, përgatiten më shumë skuadrat. Skënderbeu e ka treguar që është e mundshme dhe shpresoj që Tirana e Partizani të kalojnë në grupe.

Kombëtarja? Kemi shumë shanse, nuk ka ndeshje të lehta por Polonia dhe Çekia duhet të kalohen me pikë. Më pas ndeshjet me Ishujt Faroe dhe të tjerat duhen bërë detyrat e shtëpisë dhe në shtator do të ketë ndonjë orientim deri diku. Do të ishte arritje e madhe duke qenë se Europiani do të jetë në Gjermani”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: