Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se një bisedë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G20 në Indi javën e kaluar ksihte natyrë “konstruktive”, por ai nuk dëgjoi asgjë të re nga pala amerikane.

Duke folur në një intervistë në televizionin shtetëror rus, Lavrov tha se dy zyrtarët folën për rreth 10 minuta dhe diskutuan çështjet e armëve bërthamore dhe konfliktin në Ukrainë.

“Kemi folur në mënyrë konstruktive, pa emocione, kemi shtrënguar duart”, u shpreh Lavrov.

“Gjithçka që dëgjova ishte një qëndrim që tashmë është shprehur dhe nënvizuar në publik shumë herë. Unë dhashë vlerësimin tim të sinqertë dhe të detajuar në lidhje me traktatin e ri START dhe pse e pamë të nevojshme ta pezullonim atë”, zbuloi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: