Ajo është një nga modelet më premtuese dhe më të paguara të industrisë së modës.

Kendall Jenner dukej e mrekullueshme si asnjëherë më parë teksa ka postuar në Instagram, mbrëmjen e të dielës, disa foto ku shfaqet me një fustan të shkurtër.

Modelja 26 vjeçare ka nxjerrë në pah këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara me veshjen e bardhë me dizenjo blu dhe gri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka kompletuar veshjen e saj me një palë sandale trasparente dhe një make-up për tu admiruar duke mbuluar sytë me një pale syze. Me flokët e mbledhur dhe të bërë gërsheta Kendall dukej e mrekullueshme. Komentet dhe zemrat nga ndjekësit e saj kanë vërshuar lumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb