KOSOVE

Këngëtari Alban Ramosaj ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se kënga e tij hit me titull “Theje” është vjedhur nga këngëtari malazez.

Emel Fenca ka vjedhur dhe përvetësuar këngën, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”. Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër në rrjetet socile, Ramosja duke publikuar kopjen e këngës së tij të famshme.

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë llojforme?…”, shkroi Albani.

Më tej ai etiketoi artistin interpretues të këngës “Vrati je”, i cili tek autorët e melodisë ka vendosur emrin e vet, sikur kënga është “kompozuar” nga vetë ai.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju keni qenë përfaqësues i Eurovisionit në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar tutje këngëtari nga Kosova.

Emel është pjesë e grupit malazes D-Mol, të cilët përfaqësuan Malin e Zi në ‘Eurovision 2019’ me këngën “Heaven”, por nuk shkuan në finale.

https://www.youtube.com/watch?v=vNluG1byLus

“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme… Duke nisur me ju ‘artistet’ të po vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë? A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë”, ka shkruar Ramosaj më tej në reagimin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: