Këngëtarja Mimoza Selimi ishte sot në një intervistë për “Vila24” nga Zvicra. Ajo jeton atje prej vitesh, ndërsa ka zbuluar për herë të parë pse vendosi të largohet nga Shqipëria dhe përshtatja me jetën e re. Selimi kujton mëngjeset në qytetin e Lezhës, malli dhe humbjet e rënda të familjarëvë të saj. Ajo tregon për sakrificat që bënte për të ardhur nga Lezha në Tiranë çdo ditë kur punonte si moderatore në televizion. “Më ka ndodhur të hypi nëpër kamionë që të vija herët në redaksi.”-thotë ajo.

Më pas ndalet tek vështirësitë e punës në media: “Jam sulmuar. Haptazi thonin se nuk kishte Tirana goca këtu, po na sollën këtë maloken??” Ajo flet edhe për arsyet pse u largua nga RTSH, vite më parë. “Më hoqën nga RTSH se këndoja në fushatë me PD. Ishte një preteks i artë për personat që punoja dhe e shfrytëzuan për të më larguar. Kur nuk bëhesh pjesë e kompromiseve dhe klaneve, dyrt mbyllen.”-thotë Selimi e cila është shkëputur nga mediat dhe jeton e punon në Universitetin e Kulturës në Gjenevë.

Në fund, e pyetur për personin që do jetë duke e parë më me kujdes e mall, ajo thotë se do jetë mamaja e saj e cila jeton në Shqipëri dhe që me siguri do jetë duke e kritikuar pak për balluket që shpesh i bien mbi sy. Selimi e mbyll intervistën me urimet më të mira për të gjithë ndjekësit e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb