Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës, sot u zbulua edhe ekipi drejtues për eventin muzikor të fundvitit. Emra të njohur të muzikës dhe artit do të bëhen bashkë për të vijuar tradidën e përvitshme, për të sjellë një festival dinjitoz dhe me standard të lartë.

Por në disa medie gjatë ditës së sotme u publikua edhe lajmi se këngëtarja Kejsi Tola është tërhequr nga gara. Fillimisht, “VIP Magazine” ka mësuar se Kejsi është tërhequr nga konkurrimi në Festivalin e Fundvitit në RTSH, por pa zbuluar arsyet e këtij vendimi.

Nga artistja nuk ka ende një njoftim publik për lajmin e shpërndarë në disa portale gjatë orëve të fundit. Megjithatë, në faqen zyrtare të RTSH-së, krahas lajmeve nga festivali, është ripublikuar edhe lista e këngëve pjesëmarrëse, mes të cilave është edhe Kejsi Tola me këngën “Vallëzoj me dritën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: