TIRANË

Mbledhja e Komisionit Parlamentar Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të forta. Deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka ndërhyrë gjatë gjithë kohës duke kërkuar të flasë.

Deputetët e PS kanë akuzuar kryetaren e Komisionit hetimor Jorida Tabaku por edhe deputetët e PD se po kalojnë kompetencat e tyre. Shprehje si radhë qumështi, tollona etj janë përdorur gjatë debatit. Ndërkohë deputetja e PD Dhurata Çupi tha se deputetët e PS po reagojnë sot pasi vijnë për të dëshmuar ministrat, duke i quajtur shefat e tyre.

“Ne jemi të përgatitur që ju do të përdorni të gjitha format për ta penguar. Është një dëshpërim i thellë nga ana juaj. Është dhe presion. Opinioni publik ka dëgjuar me zë e figurë dëshmi që ju bëjnë fajtorë. Nuk keni qenë javën e kaluar. Ka pasur dëshmi tronditëse. Prandaj tentuar që administratën e nivelit të ulët dhe të mesëm mos të dëshmojë, sepse keni frikë. Ndërkohë sot bëni presion me kallëzim. Sepse tashmë nuk keni më shqetësimin e atyre që vijnë e dëshmojnë. Sot keni shefat tuaj, vijnë shefat për të dëshmuar dhe duhet t’i mbroni. Nuk reaguat për ata se i keni urdhëruar për të firmosur dhe nuk i mbrojtët. Sot që vijnë shefat tuaj politikë që ju kanë bërë deputetë e ministra reagoni. Nuk na intimidoni dot. Ata do vijnë këtu dhe në SPAK. Do vijnë ata, do dëshmojnë. Do vinë dhe shefat tuaj. Pse nuk reaguat më përpara. Prandaj jeni në një dëshpërim të thellë dhe në frikë. Ju bëni sa të doni kallëzime, nuk e mbuloni dot. Ne do të zbulojmë korrupsionin që keni bërë ju”, deklaroi Çupi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb