TIRANË

Me tone të ashpra, kreu i opzoitës Lulzim Basha ka vijuar replikat në parlament me ministren e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali. Spiropali kërkoi nga Basha të kontrollojë gjuhën në këtë seancë.

“Kontrolloni gjuhën temperamentin nervin. Nuk jemi në foltore. E keni lëshuar fare, që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike nuk mund të marrosin një popull të tërë, as në që duhet të vazhdojmë punën tonë. Meqë e keni merak cështjen e vettingut, së pari premtoni që do votoni shtyrjen e afateve për vetingut. Kërkesë jo vetëm e jona, por edhe e partnerëve që i përdorni për dekorin tuaj politik. Lërini përrallat me vetengje të shpikura nga ju nga halli.  S’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë.” -u shpreh Spiropali.

Në përgjigje kreu i PD, u shpreh se vettingu duhet ta fillojnë nga vetja, pasi tha ai është e vetmja qeveri, që vijon të vjedhë në kohë pandemie ashtu si në kohën e tërmetit.

“Doni vettingun niseni nga vetja. Të vjedhësh 5 mln euro e të na krekosesh me firmato, .. mos bërtit se do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Atje shko bërtit jo këtu . Toni ka të bëjë me hipokrizinë tuaj. Nuk morët asnjë masë, sepse paketa e ndihmës ishte me e ulët. Jeni njësoj si COVID madje më vdekje prurës. Një qeveri që vijon të vjedhë edhe në pandemi edhe në kohën e tërmetit këtë s’e ka parë askush. Jeni në DASH si qeveria më e korruptuar e Ballkanit. Nuk pranoj leksione nga ikona të korrupsionit. Ndaj jeni më keq se COVID-i.-u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb