Gjashtë milionë maska mbrojtëse për fytyrën, të porositura nga Gjermania për të parandaluar infeksionet e mëtejshme nga koronavirusi, kanë humbur, raportoi të sot revista gjemane ”Der Spiegel” duke përmendur zyrtarë të mbrojtjes.

”Porosia për maskat, sipas standardeve të rekomanduara nga OBSH, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në një aeroport në Kenia”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ai shtoi se kjo ministri po heton ngjarjen.

”Der Spiegel” raportoi se zëdhënësi tha se ishin porositur dhjetëra miliona maska për shpërndarje në Gjermani.

”Fakti që porosia e parë kaq e madhe dështoi, është më shumë se i bezdisshëm”, sipas zëdhënësit.

Blerja e materialeve mjekësore të nevojshme në luftën kundër koronavirusit po bëhet nga ushtria gjermane, me ndihmën e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: