Në emisionin “Open” në News24 nuk ka munguar ironia nga ana e Klevis Balliut për qeverinë ‘Rama;.

Balliu gjatë bisedës në studio, ndërsa u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë, gjithashtu tha se prioritet i Ramës janë njerëzit që merren me drogë.

“E patë atë të Bulqizës u kap duke pirë kokainë prapë kryetar bashkie, ta kishte thithur dhe dy herë do të ishte bërë ministër. Kush e thith më shumë nga të gjithë është kryetari”, ka thënë Klevis Balliu, duke shtuar: “Keqardhje për të gjithë socialistët, turp për ne si komb që të diskutosh për politikë si të flasësh për kronikën e zezë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb