Një i ri është proceduar penalisht ditën e sotme në Has, pasi akuzohet se ka dhunuar kafshën e punës.

Mësohet se 27-vjeçari me iniciale A.V., ka keqtrajtuar një kafshë punë. Pamjet në fjalë u filmuan, ndërsa video u bë virale në internet.

Njoftimi i Policisë:
Has Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, për keqtrajtimin e një kafshe pune, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë identifikimin e autorit, shtetasit A. V., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinaj, i cili në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: