Policia e Shkodrës ka referuar materialet në prokurori në lidhje me kujdestaren e një konvikti nxënësish në Malësi të Madhe.

Pas denoncimit të bërë nga një emision investigativ, për konviktin e nxënësve në Tamarë, policia sqaroi se kujdestarja me inicialet L. T., 50 vjeçe, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.

“Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, që më datën 18.03.2024, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.
Kjo shtetase duke qenë përgjegjëse e konviktit të shkollës së mesme të bashkuar, në Tamarë, dyshohet se ka regjistruar fiktivisht 28 nxënës gjatë vitit shkollor 2023 – 2024, me qëllim përfitimin e shumave ditore dhe tenderave të paguara nga Bashkia Malësi e Madhe.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: