Gazetarja, Maria Ressa, së cilës javën e kaluar iu dha çmimi Nobel për paqen , ka nisur një sulm të ashpër ndaj  Facebook, duke akuzuar firmën e mediave sociale se ishte një kërcënim për demokracinë duke qenë “i njëanshëm ndaj fakteve” dhe nuk arriti të parandalonte përhapjen e dezinformimit.

Ajo tha se përmbajtja e tij i japin përparësi përhapjes së gënjeshtrave të mbushura me zemërim dhe urrejtje mbi faktet.

Ressa, e cila bashkë-themeloi uebfaqen e lajmeve Rappler, fitoi çmimin Nobel të premten për punën e saj në “mbrojtjen e lirisë së shprehjes”, së bashku me gazetarin rus Dmitry Muratov . Ressa tha se Facebook ishte bërë shpërndarësi më i madh i lajmeve në botë.

“Është i  njëanshëm kundër fakteve, është i njëanshëm kundër gazetarisë. Nëse nuk keni fakte, nuk mund të keni të vërteta, nuk mund të keni besim. Nëse nuk keni asnjë nga këto, nuk keni demokraci. ”- tha ajo.

Qortimi i Ressa erdhi disa ditë pasi ish -punonjësja Frances Haugen pretendoi se kompania vendosi fitime mbi njerëzit. Politikanët britanikë po ngrenë gjithashtu shqetësime në lidhje me aftësinë e Facebook për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: