KOSOVE

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë,  Pal Lekaj ka reaguar ndaj deputetëve të Listës Serbe pas deklarateve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një postimi  në ‘Facebook’, Lekaj tha se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj.

Lista Serbe është shprehur sot se nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ata do të ktheheshin në Kuvendin e Kosovës për ta mbështetur votimin.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb