TIRANË

Drejtori gjerman i Tirana International Airport është kërcënuar pasi një i ri e ka qëlluar me gurë teksa po lëvizte me makinë.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën ”Dritan Hoxha” në Tiranë pasi Alvensleben ishte në makinë me shoferin e tij.

Costandin Con Alvensleben ka kryer dje kallëzimin dhe nga kamerat e sigurisë ka dalë që agresori ishte një i ri me kapuç në kokë dhe me bluzë sportive.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar dhe kapuar autorin. Costandin Con Alvensleben është gjermani që prej 1 viti është drejtor i përgjithshëm i TIA teksa zëvendësoi Rolf Castro pas grabitjes së 9 prillit të 2019. Ai po ashtu është edhe kryetari i ri i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb