Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar dhe përndjekur një shtetase.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. M., 36 vjeç pasi ka kërcënuar dhe përndjekur një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe 6 persona të tjerë, ndërsa janë proceduar penalisht 15 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjës së tij, shtetases F. K., 76 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka goditur me grushte shtetasen M. K., 57 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim A. V.(G)., 34 vjeç, pasi më datë 01.12.2021, me anë të mashtrimit, i ka marrë telefonin shtetasit F. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit B. P., 33 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit S. M., 57 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. P. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. M., 36 vjeç pasi ka kërcënuar dhe përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Zh. Q., 47 vjeç, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin L. D., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 64 vjeç dhe E. B., 43 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

—-

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– E. M., 34 vjeç; E. S., 19 vjeç; N. T., 19 vjeç dhe F. B., 25 vjeç, për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

– V. Z., 66 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit ka vjedhur një mjet tip “Benz”;

– E. T., 27 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi u kap me leje drejtimi të falsifikuar,

– A. V., 37 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– K. K., 61 vjeçe, D. B., 29 vjeç dhe A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

– V. L., 58 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;

– B. V., 36 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”;

– A. M., 41 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– K. Q., 16 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë referuar materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin shtetases M. Sh., 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb