VLORA

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë për dhunë në familje. V.K, banues në Fitore ka dhunuar psikologjikisht dhe ka kërcënuar me thikë babain e tij.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar teksa tashmë materialet i ka referuar në Prokurorinë e Vlorës për dhunë në familje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb