MAT

Policia e Matit ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vjeçari, pasi ka kërcënuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi L. Gj.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kanosi me mjet prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjet prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb