Kreu i grupit mercenar rus Wagner ka thënë se sipas të dhënave paraprake trupat e tij kanë filluar të marrin municionet që u nevojiten.

Në një mesazh audio të postuar në mediat sociale, Yevgeny Prigozhin tha: “Sot, trupat tanë përparuan një maksimum prej 130 metrash në fushëbetejë”.

Sipas tij luftime të ashpra po zhvillohen ende mes palëve, ndërsa trupat e tij po avancojnë dhe së fundmi kanë nisur të marrin edhe municionet që kërkonin prej kohësh nga Moska.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb