Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç shprehu sot gatishmërinë për të organizuar zgjedhje të parakohshme për herë të parë që kur lëvizja studentore nisi protesta të fuqishme kundër qeverisë gjashtë muaj më parë.
“Zgjedhjet parlamentare mund të zhvillohen brenda një viti e gjysmë nëse institucionet përkatëse ndërmarrin hapat e nevojshëm”, u tha sot Vuçiç gazetarëve përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Parlamenti aktual serb ka planifikuar të qëndrojë në detyrë deri në fillim të vitit 2028. Studentët në Serbi kanë protestuar kundër qeverisë për rreth gjashtë muaj – pas shembjes së një tende të stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi, në qytetin verior serb, Novi Sadi, ku humbën jetën 16 persona.
Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të institucioneve shtetërore, të cilat janë kryesisht nën kontrollin e Vuçiç, dhe po kërkojnë reforma gjithëpërfshirëse për të vendosur kushte demokratike dhe kushtetuese. Në fillim të majit, lëvizja studentore bëri thirrje për herë të parë për zgjedhje të parakohshme, të cilat do të duhej të caktoheshin nga Vuçiç.
Studentët i ka bërë thirrje opozitës, e cila më parë ishte e fragmentuar dhe e përçarë – të formojë një front të bashkuar kundër partisë në pushtet Partia Progresive Serbe (SNS) dhe partnerëve të saj.
(BalkanWeb)