Mesazhe të fuqishme dhe thirrje për bashkim kanë jehuar sot në shesh nga protestuesit që po mbajnë të bllokuar Tiranën. Protestuesi Arben Kola ka mbajtur një fjalim mjaft të fuqishëm përpara turmës, duke njoftuar se kauza tashmë ka marrë përmasa mbarëshqiptare dhe vëmendje të madhe ndërkombëtare.
Kola u bëri thirrje qytetarëve për durim dhe ripërsëriti me forcë kërkesën kryesore të sheshit: “Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje e Edi Ramës!”. Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka qëllime partiake, por synon një ndryshim rrënjësor të qeverisjes.
“Ka mbërritur mbarëshqiptaria, mediat ndërkombëtare kanë mbërritur në shesh pranë nesh. Kini durim! Edhe një herë po ripërsëris kërkesat tona: dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje! Duhet të mirëkuptohemi që nga ky shesh nuk do dalë parti, nga ky shesh do dalë një qeveri, por jo parti!” – u shpreh Kola.
