Gjykata rrëzon Partinë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjyqtari Kostandini ka vendosur që të rrezojë kërkesën e PD për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga çështja që do të shqyrtojë për statusin e Komisionit të Rithemelimit.

Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor. Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.

Për kërkesën e depozituar nga PD në Gjykatën e Tiranës, shorti përzgjodhi gjyqtarin Arben Kostandini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb