Renato Sanches është lojtari më i ri i PSG. Mesfushori ka firmosur me kampionët e Francës, ku ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027.

Në garë për të firmosur me lojtarin e Kombëtares portugeze ishte edhe Milan, por vendimtare ka qenë dëshira e Sanches për t’u bashkuar me ekipin e drejtuar nga Galtier.

Sanches vjen nga Lille, klub në të cilin qëndroi 3 sezone. Ai ka luajtur për Bayern dhe Swansea në të kaluarën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: