Drejtuesi i fushatës së Luan Hotit kandidatit të PD në Durrës, Rezart Thupi ka bërë përgjegjës të deleguarit dhe deputetet e PD për rezultatin në 6 mars. Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, ai tha se të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj duke përmendur Grida Dumën.

Sipas tij në këtë fushatë ata kane qenë vetëm teksa ka kërkuar ndryshimin e strukturës.

Rezart Thupi, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës: Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet tju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua  takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: