Shtyhet seanca në GJKKO për Ajola Xoxën për t’i dhënë mundësi asaj të marrë pjesë në seancë. Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik, ora 10:00.
Gjykata e Posacme rrezoi kërkësën e Ajola Xoxës, për pezullim të procesit gjyqësor në ngarkim të saj, për shkak të lejes së lindjes.
Xoxa, po gjykohet në një proces me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës si dhe disa të pandehur të tjerë.
Në shkresën drejtuar trupës gjykuese të drejtuar nga Elsa Ulliri, e pandehura Xoxa theksonte:

“Unë e pandehura Ajola Xoxa, për shkaqe të gjendjes shëndetësore të krijuar pas lindjes, e kam të pamundur pjesëmarrjen fizike në seancat gjyqësore.
Në gjendjen shëndetësore që kam para datës 29 Qershor 2026 dhe gjendjes aktuale pas lindjes me operacion (prerje cezariane) nuk mund komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e zgjedhur prej meje, prandaj nuk mund te garantohet prej tyre mbrojtja efektive në gjykimin e çështjes në themel”, thekson Xoxa.

Për këto arsye, bashkëshortja e Erion Veliajt i kërkonte gjykatës pezullimin e procesit gjyqësor.

“Në këte situtatë faktike kur provohet pamundësia objektive për të marrë pjesë dhe për të realizuar mbrojtje efektive, kërkoj që të shtyni seancën gjyqësore, duke e pezulluar shqyrtimin gjyqësor të çështjes, për periudhën e paracaktuar nga ligji”.

Prokurori i posaçëm Altimn Dumani e kundërshtoi kërkesën e të pandehurës Xoxa, duke arsyetuar se ligji nuk e parashikon pezullimin e procesit për shkak të lejes së lindjes.
Gjykata pasi u tëhoq në dhomën e këshillimit, vendosi të rrëzojë Ajola Xoxën në kërkimin e saj, pasi theksoi se që në nisje të procesit e pandehura nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore, por është mbrojtur nga avokatët. Por për shkak se ajo kërkonte shtyrjen e seancës, i dha kohë dy javë, deri më datë 21 korrik që ajo të mund të paraqitet në seancë.
Çifti Xoxa-Veliaj akuzohen për një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash dhe prej muajsh po përballen me gjykatën e Posaçme.

Ndërsa për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb