TIRANA

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Mimoza Margjeka e cila donte praninë e medias në seancë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria ishte kundër kësaj kërkese, teksa Apeli i GJKKO ka argumentuar se seanca duhet të jetë me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Edhe kjo seancë në Apel për gjyqtaren e pezulluar Margjeka do të jetë  me dyer të mbyllura pa praninë e medias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb