Ditën e sotme u mbajt në ambientet e Gjykatës së Posaçme seanca për zgjatjen e afateve për ish kryeministrin Sali Berisha.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë nesër pritet të mbahet një seancë në Gjykatën e Lartë, në lidhje me një nga kërkesat e Berishës për masën e sigurisë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

“Gjykata shpalli vendimin për të dy duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkimet tona nuk do të shterojnë, duke pasur synim ndryshimin e masës. Një nga elementët bazë të kërkesës sonë është se kjo gjykatë ka vendos mbi një dispozitë të shfuqizuar gjashtë vite më parë. Kodi i ri nuk parashikon komunikimin e zotit Berisha vetëm më personat që bashkëjeton, kjo është depozita e vjetër, e reja ka ndryshime që mund të takohet edhe me të tjerë. Një tjetër çështje është se SPAK, gjatë gjithë hetimeve nuk ka asnjë provë të re”, tha avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj, pas përfundimit të seancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: