Vitet kalojnë, por Lionel Messi vijon të jetë i njejtë. Ylli argjentinas nuk e ka humbur shkëlqimin dhe vazhdon të dhurojë spektakël në MLS. Inter Miami fitoi 6-2 ndaj Neë York Red Bull, në një sfidë ku Messi u duk sikur u kthye në vitet e arta.

36-vjeçari realizoi një gol, ndërsa asistoi për shokët e skuadrës 5 herë. Ai u shpall “lojtari i ndeshjes”, ndërsa paraqitja për notën “10”. Mbrëmë, “gjeniu” i futbollit theu edhe rekorde, me 5 asistet e dhëna në një ndeshje të MLS dhe për faktin se kontribuoi 6 herë në një sfidë të vetme.

Ky sezon duket shumë më i mirë në shifra, krahasuar me atë të edicionit të kaluar. Në këtë sezon, “pleshti” ka shërbyer 13 herë, ndërsa ka shënuar 10 gola, në 12 ndeshjet e para të elitës së kampionatit amerikan. Ritmi duket i frikshëm, Messi ka shënuar mesatarisht 2.53 gola për ndeshje, pa llogaritur ekzekutimet e penalltive. Në vazhdon kështu, mund të thyejë rekordin e tij personal të një sezoni, ku me fanellën e Barcelonës në La Liga në 2012-13 “tundi rrjetën” me një mesatare prej 1.80 gola për ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: