Pas ceremonisë së zhvilluar në Kryeministri u ngrit flamuri I BE, me çeljen e negociatave, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur kritik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa e akuzon si përgjegjësin kryesor të korrupsionit në vend, Vasili thotë se Shqipëria është mbyt me drogë në çdo cep të vendit dhe se Rama ka grabitur miliona euro me koncensione hajdute.

Statusi:

Dekalogu i hajdutit, qe grabit e rremben gjithshka vetem per veten e tij!

Vodhi dhjetra milion euro dhe vazhdon e vjedh edhe tani qe po flet me inceneratoret.

Grabiti qindra milion euro me koncesione hajdutesh.

Vodhi me qindra milion euro me tendera sekrete edhe kur pandemia merrte jete njerezish.

Mbyti Shqiperine ane e mbane me droge ne çdo cep te vendit.

Beri votime moniste si asnje ne Europe dhe vodhi zgjedhjet me parate e krimit dhe te korrupsionit.

Pastroi dhe pastron parate e qelbura te krimineleve, trafikanteve dhe korrupsionit.

Ka gati aministine per te pastruar edhe me ligj parate e qelbura.

Dhunoi e rrahu njerezit e thjeshte kur ju prishte shtepite pa ligj.

Mbylli me dhune gojen e gazetareve qe i prishnin qetesine.

Shet kufijte e Shqiperise, Kosoves dhe çdo interes kombetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb