PARIS– Për negociatat me Iranin, SHBA ndan të njëjtin qëndrim me Francën, që do të thotë se kemi arritur progres, por mbeten ende mosmarrëveshje, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit me hemologun e tij francez, Laurent Fabius.

“Objektiv i ditëve të ardhshme dhe i javëve të vështira që do të vijnë është eliminimi i këtyre mosmarrëveshjeve”, theksoi ai.

”Sido që të jetë mosmarrëveshjet do të zgjidhen. Ka ende shumë punë për të bërë”, deklaroi nga ana e tij ministri i Jashtëm francez, Fabius.

”Ne jemi në kërkim të një marrëveshjeje solide”, theksoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: