JAPONI- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Japoni, për takimin e G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike. Përpara samitit, Kerry do të nderojë viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, që ka ndodhur në Hiroshimë.

Rreth 80,000 njerëz janë vrarë kur një bombardues amerikan ka lëshuar bombën bërthamore në Hiroshimë, më 6 gusht të vitit 1945. Një tjetër bombë bërthamore ka shkatërruar Nagasakin tre ditë më vonë.

Në samitin dyditor të G7-ës në Hiroshimë do të diskutohen disa çështje globale, përfshirë terrorizmin, Ukrainën, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme dhe krizën me migrantë. Samiti do të ndiqet edhe nga ministrat e Birtanisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: