TIRANË
Deputetja e PD-së Grida Duma ka bërë një koment në “Frontline” në News24 për këshillat e zv.kryeministres Belinda Balluku për larjen e rrobave me 30 gradë dhe fikur çelësat e dritave.

Duma tha se ministrja u tërhoq nga deklaratat dhe ka pohuar në parlament se nuk i ka thënë dhe sipas saj ndoshta është penduar, apo e ka kuptuar që s’mund të japë leksione pastërtie.

“Duhet t’i thoni asaj se me ç’dëgjova në parlament ajo tha se s’kam thënë asnjë nga këto. Ose është bërë shumë pishman, ose e kupton që s’mund të japë leksione pastërtie, ose e di që ai që e ka shpikur lavatriçen dhe me 90 gradë do ketë një arsye.
Ndoshta ajo mund të thotë lani dhe me dorë, është në diskrecionin e kujtdo të japë çfarëdo këshille të nivelit shtëpiak.
Qëllimi fundor të kursejmë pak energji? Qëllimi fundor kur je në një post kur rruga të kushton 5-fish dhe 2 km rrugë? Atë që lëvizim ose jo në këmbë, e paguajmë apo jo. Atë që e paguajmë me para, këta punisto-komunistat mos të na bëjnë shoë. Për sa kohë i merr TVSH të çmimeve të rritura çdo gjëje, arkëton nja 400 mln, por i lë përsëri çmimet e shportës në atë nivel, pa përcaktuar një minimum jetik të njerëzve që të thonin deri këtu nuk preket fasha, deri te buka, mielli, vaji, gjithë çmimet e shprotës nuk duhet të preken, me një popullsi që e ke gati në 50% që jeton me 5 dollarë në ditë dhe nuk flet asnjë ditë për këto. Këto filmat komuniste, bardhë e zi të realizmit socialist kushdo që do t’i shohë mund t’i shohë, por nuk është ky realiteti i sotëm”, tha Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb