Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë së Lirisë u miratua ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në 61 bashkitë e vendit.

Komisioni i Vlerësimit për kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë:

1. Petrit Vasili Kryetar
2. Endrit Braimllari Anëtar
3. Tedi Blushi Anëtar
4. Elona Guri Anëtare
5. Silva Caka Anëtare
6. Monika Kryemadhi Anëtare
7. Ana Azizaj Anëtare

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: