Këshilli Bashkiak i Maliqit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Korçës, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.

Gjatë mbledhjes së radhës, këshilltarët bashkiakë shqyrtuan propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, ndërsa mendimi zyrtar i këshillit pritet t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.

Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak votoi kundër bashkimit me Korçën.

Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë u shprehën kundër propozimit, ndërsa vetëm një votë ishte pro.

Me këtë vendim, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka përcaktuar qëndrimin zyrtar të institucionit në lidhje me ndryshimet e mundshme të ndarjes administrativo-territoriale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb