Krerët e shteteve anëtare të BE-së në një takim në Bruksel ranë dakord për ndarjen e 18 miliardë eurove në ndihmë makro-financiare për Ukrainën për vitin 2023.

Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Evropian.

Ajo ka përsëritur se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“BE-ja është në ballë të mbështetjes për fqinjin e saj, ashtu siç duhet të jetë dhe do të mbetet e tillë. Ne kemi mbështetur financiarisht Ukrainën me 19.7 miliardë euro. Falë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, propozimi ynë për 18 miliardë euro shtesë për vitin e ardhshëm është miratuar”, tha ajo.

Parlamenti Evropian më 14 dhjetor ra dakord për ndarjen e 18 miliardë eurove në ndihmë urgjente makro-financiare për Ukrainën në vitin 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb