Është mbledhur sot Këshilli i Mandateve për mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazment Bardhi u shpreh se ka qenë mazhoranca ajo që ka penguar procesin.

Bardhi: Ka dy vendime të Kushtetueses, ku thuhet se duhet një vendim Kuvendi që të vihet në lëvizje GJK.

Nëse kolegia juaj nuk ka asgjë për të fshehur, çështja të shqyrtohet në themel në Kushtetuese. Dhe e ndajnë anëtarët e GJK më pas nëse është apo jo në papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit.

Ju keni tentuar të bllokoni këtë gjë, nuk kishit ndërmend ta fusni në rend dite.

Miratoni ligjin për Portin e Durrësit dhe koncesione, por për këtë ju paska penguar protesta e opozitës.

Nuk kërkon shumicë të cilësuar, nuk ju pengonim dot ne sepse i kishit votat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: