Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme disa vendime, ndër të cilat edhe emërime në detyrë dhe ndryshime në radhët e tyre.

Mes këtyre ndryshimeve bie në sy largimi i Besart Kadias nga pozicioni i zëvendës ministrit të Ekonomisë dhe emërimi i tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Besart Kadia ka përfunduar studimet e tij në Radley College në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka ndjekur studimet në Universitetin e Bristolit, në Ekonomi dhe Politikë (Bachelor) dhe Ekonomi dhe Financë (MSc) po ashtu në Universitetin e Bristolit.

Ai ka punuar si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës që nga viti 2009 si pjesë e Programit Brain Gain në Shqipëri dhe përfundoi studimet e doktoraturës fokusuar në Transformimin Institucional në Europën Lindore po në Universitetin Europian të Tiranës (2014 -2017).

Gjatë viteve 2009-2013 ai ishte koordinator kombëtar për Programin Rajonal të Promovimit të Kërkimit Shkencor të drejtuar nga Universiteti i Fribourgut në Zvicër i mandatuar nga Sëiss Development Cooperation kushtuar promovimit të studiuesve të rinj në shkencat sociale në Shqipëri. Gjatë vitit 2011 ai punoi si Trainer në Matematikë Financiare për Procredit Bank dhe ka përvojë si auditues për Ernst dhe Young Assurance dhe Shërbime Këshilluese të Biznesit (2007-2008).

Gjatë viteve 2013-2017 ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike duke u angazhuar në kërkim shkencor dhe në promovimin e ideve libertariane në Shqipëri përmes botimeve, konferencave dhe trajnimeve. Në këtë periudhë ai u bë pjesë e Atlas Netëork në Ëashington DC dhe u akordua Smith Felloëship në 2016. Ai gjithashtu shërbeu si koordinator kombëtar për Austrian Economic Centre gjatë viteve 2005- 2020 për iniciativën Europiane të Free Market Road Show.

Vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 8 Mars 2023:

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb