Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), sipas një programi të ndarë nga ky organ ndërkombëtar, gjatë ditës së nesërme do të takohet për të diskutuar situatën në Mianmar pasi ushtria mori pushtetin në vend.

Dje, ushtria e Mianmarit shpalli gjendje emergjence disa orë pas arrestimit të udhëheqëses ‘de fakto’ dhe këshilltares së shtetit, Suu Kyi, si dhe të anëtarëve të tjerë të lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD), partisë në pushtet.

Grusht shteti ndodhi disa orë para seancës së parë të parlamentit të ri të vendit, që ishte vendosur të mblidhet pas zgjedhjeve të nëntorit ku NLD-ja arriti fitime të mëdha. Ushtria pretendoi se grusht shteti u paraqit në skenë për shkak të “mashtrimit zgjedhor” në votimet që sipas ushtrisë rezultuan në mbizotërimin e NLD-së në parlament.

Sot më herët, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, grusht shtetin e quajti “goditje serioze ndaj reformave demokratike”.

“Ka rreth 600 mijë Rohingya që mbeten në shtetin Rakhinë, duke përfshirë 120 mijë persona që janë të mbyllur në kampe”, u tha Dujarric gazetarëve në një takim virtual.

Ai shtoi se njerëzit Rohingya nuk mund të “lëvizin lirshëm dhe kanë akses jashtëzakonisht të kufizuar” në shërbimet themelore shëndetësore dhe arsimore.

“Pra, frika jonë është se ngjarjet mund të përkeqësojnë situatën për ta”, shtoi Dujarric.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb