Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dërguar sot propozimin për shtimin e tre pikave në rendin e ditës.

Anëtari i këshillit Dorian Teliti ka deklaruar se ka ardhur koha që kryetari i bashkisë Erjon Veliaj të dalë para këshilltarëve dhe të japë llogari në lidhje me faktin se ku kanë shkuar paratë nga afër 5D.

“Ky rend dite nuk përmban 3 kërkesat themelore për zbardhjen e 5D. Veliaj të dalë nesër para këshilltarëve e të japë llogari seku kanë shkuar paratë e 5D, pse kanë dështuar instrumentet. Si ka mundësi që kanë marrë titullin e Investitorit Strategjik.

Velaj në kuadër të këtij skandali duhet të japë llogari para këshillit.

Detyra e tij është të dalë para Parlamentit të Tiranës.

Kërkojmë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: