Franck Kessie zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Barcelonës. Mesfushori u zyrtarizua në katalonjë, pas 5 sezonesh në Serie A me Milanin. Lojtari nga Bregu i Fildishtë e quan si një mundësi të artë faktin se do luajë për një ekip të tillë dhe se do jetë nën urdhërat e trajnerit Xavi.

“Është një mundësi e shkëlqyer. Unë me të vërtetë dua të filloj dhe të bëj më të mirën për këtë ekip. Kur një trajner i madh si Xavi Hernandez ju thërret, i cili ka qenë një lojtar i madh, ju e shihni se të gjitha përpjekjet ia kanë vlejtur.Mezi pres të filloj të punoj me të dhe shokët e skuadrës. Të gjithë ëndërrojnë të fitojnë shumë trofe. Ne luajmë për këtë ” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: