TIRANË

Plehrat dhe situata e rënduar me mbeturinat në Durrës ka marrë vëmendjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi gjatë konferencës së sotme për mediat.

Çuçi tha se e ka ndjekur situatën dhe se këto 2 ditë do të marrë një zgjidhje, por se problematika do të ekzistojë deri sa të bëhet një landfill model dhe në qytetin e Durrësit.

“Në lidhje me çështjen e depozitimit të mbeturinave, është një problem që në fakt ka ekzistuar dhe më përpara dhe agravohet vazhdimisht, sidomos për zonën e Durrësit, deri sa të bëhet një landfill model dhe aty. Unë e kam ndjekur situatën, edhe me kryetaren e bashkisë dhe është gjetur një zgjidhje për t’i çuar diku tjetër ato gjithë pjesën e mbeturinave të Durrësit.

Besoj se këto 2 ditë do marrë një zgjidhje të shpejtë se ku do të depozitohen mbeturinat e Durrësit. Duhet të dini që kjo është një përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm, por disa institucioneve.  Kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda përtej qarkut të Durrësit për të mos pasur atë akumulim të mbeturinave”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb