Analisti Mentor Kikia në një lidhje direkte për programin e drekës në Neës 24 deklaroi se që në ditët para ka një përpjekje për ta konsideruar kërkesën si të sponsorizuar nga jashtë dhe renditi disa nga episodet e provokimit.

“Në komisariat s’kishte roje dhe kjo u konsidrua një përpjekje për të tërhequr protestuesit drejt episodeve të dhunës.
Aktet e dhunës në momentin e ndalimit është i paligjshëm sepe tashmë personat janë të neutralizuar.

Që në ditët e para ka pasur një përpjekje të qeverisë për t’i atashuar protestës sponsorizime që vijnë nga jashtë, për të mos i dhënë asaj atributet e një lëvizje qytetare.
Fillimisht ishte Greqia , u sajuan autobusët që vinin nga Greqia, më pas Serbia sepse në Zvërnec u pa makina me targa serbe që nnë fakt i përkiste reporterit të Reuters.
Tezës së Iranit iu qëndrua më gjatë, me atë gruan me origjinë nga Kosova. Këto janë përpjekje për publikun që nuk i është atashuar protestës.
Është zhbërë edhe teza e Iranit, sepse nëse Irani është i aftë të nxjerrë sikur edhe 5 mijë veta në rrugë atëherë siguria jonë ka rënë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb