Kim Kardashian është “veshur” si Salma Hayek duke tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve. Ylli televiziv ringjalli një skenë historike në karrierën e yllit meksikan.

Bëhet fjalë për filmin e Tarantinos të vitit 1996 From Dusk Till Dawn, ku Hayek luajti “gruaja më e keqe që ka kërcyer ndonjëherë në faqen e kësaj toke”, siç thotë filmi.

Në këtë skenë, Hayek vesh një rroba banje në ngjyrë burgundy dhe ka një gjarpër të madh mbi supet e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të njëjtën skenë bëri edhe Kardashian, e cila gjithashtu ka postuar një video të ngjashme në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kush e bëri më mirë? – Komentet në Instagram vërshuan nga fansat e Kardashian të cilët komentuan videon, duke pretenduar se ajo “nuk mund t’ja vjedhë skenën Hayek”.

Shumica theksuan se Hayek ” ishte shumë joshëse”, ndërsa kërcimi i Kardashian ishte ” i çuditshëm dhe i sikletshëm “. Nuk munguan as ata që theksuan se “ajo nuk ka fare talent” dhe se “kjo video është katrahurë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb