SHBA

Kim Kardashian duket se e ka lënë pas krahëve lidhjen me Pete Davidson dhe paska dikë tjetër në jetën e saj. Ajo la të kuptohet për një lidhje të re me një burrë misterioz me nofkën “Fred”, në një promo për episodin “Kardashians” të javës së ardhshme.

“Miqtë e mi donin që unë të takohesha me dikë,” i tha ajo Scott Disick në klipin e publikuar nga Hulu. Kardashian qeshi kur Disick propozoi ta thërrasin me emrin e fshehtë.

Më vonë, Kardashian u kap në kamera duke shkruar mesazhe dhe duke buzëqeshur gjatë një rrëfimi. Kur një producent e pyeti nëse ajo po i dërgonte mesazhe “Fredit”, Kim u përgjigj: “Po”. Kim filloi të takohej me Pete Davidson në tetor 2021 dhe u ndanë nëntë muaj më vonë. Davidson aktualisht është në një lidhje me Chase Sui Wonders.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: