Shkrimtari dhe analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, sulmon ashpër qeverinë shqiptare të Edi Ramës, teksa shkruan në “Facebook” se është fushëbetejë, ku luftojnë kriminelët e fortë politikisht dhe politikanët e pasur materialisht.

Sipas tij, kësaj lufte nuk do mund t’i shpëtojë asnjë nga partitë shqiptare, drejtuesit e të cilave janë majmur, duke ngrënë nga grazhdi i shtetit. Por, shton Mehmeti, “Lëvizja Vendvendosje është e vetmja shpresë e panjollosur dhe e paharxhuar shqiptare”.

“Të gjitha partitë shqiptare, të cilat gjatë kohë kanë qenë në pushtet – pa përjashtim dhe kudo që janë – nuk i sollën popullit thuajse asnjë të mirë, por u prunë pasuri përrallore drejtuesve të tyre. Partitë e tilla doemos do përfundonin aty ku janë sot: si vëllazëri e të gjitha ‘qelbësirave’ që kanë shoqëritë shqiptare, pra si gropa ‘septike’ ku derdhet arroganca e nëntokës politike dhe hajdutëria e drejtuesve partiak.

Dhe këtë më së miri e shpërfaq ‘Rilindja’ e Piktorit, e cila është shndërruar në fushëbeteje ku luftojnë mes veti për jetë a vdekje kriminelët e fortë politikisht, që nuk kanë më nevojë për mbulesë partiake dhe, politikanët e pasur materialisht, të cilëve nuk u duhet më shërbimi i nëntokës politike.

Kësaj lufte nuk do mund t’i shpëtoj asnjë nga partitë shqiptare, drejtuesit e të cilave janë majmur duke ngrënë nga grazhdi i shtetit. Lëvizja Vendvendosje është e vetmja shpresë e panjollosur dhe e paharxhuar shqiptare, e cila ka mundësi të tregojë se edhe shqiptaria mund të bëjë politik të mbështetur mbi përgjegjësi e ndershmëri, e jo mbi hajdutëri e pafytyrësi!”, shkruan Mehmeti.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb