Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për Kinën gjatë vizitës në Shenzhen, ku shoqëroi presidentin amerikan Donald Trump në kuadër të samitit të APEC-ut.

Gjatë qëndrimit të tij, Musk u takua me Ren Hongbin, kryetarin e Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, ku vlerësoi zhvillimin, arkitekturën dhe pasuritë natyrore të vendit.

“Unë gjithmonë u them njerëzve në SHBA se nuk mund ta kuptojnë Kinën nëse nuk e vizitojnë atë”, deklaroi Musk, duke e cilësuar veten një admirues të vendit aziatik.


Vëmendje tërhoqi edhe prania e djalit të tij më të vogël, X, të cilin miliarderi e kishte marrë me vete në takim.

Gjatë bisedës, Musk e pyeti të birin nëse i pëlqente Kina. Pasi vogëlushi u përgjigj pozitivisht, ai shpjegoi se vendi është një nga qendrat kryesore të prodhimit në botë.

Sipas Musk, djali i tij e konsideron Kinën një “parajsë lodrash”, pasi shumë prej lodrave të tij prodhohen pikërisht atje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: